Lumnije e Naim Musaj, një çift nga Istogu, kanë rrëfyer gjatë një episode të hidhur nga lufta e vitit 1998-1999. Në T7, çifti Musaj kanë treguar ngjarjen e vrasjes së djalit të tyre 5-vjeçar, i cili u vra nga forcat e Serbisë.
Në rrëfimin e tij, Naimi ka treguar se si e përjetoi ngjarjen, ku iu plagosën shumë familjarë, nga e cila ngjarje vdiq djali i tij 5-vjeçar.
“Kuku çka m’paska gjetë” – tregon Naimi.
“Kur kanë ardhur serbët në oborr, lumturia jonë është prishur” – rrëfen Lumnija, e cila tregon se ishte plagosur nga granata serbe.