17 C
New York
Wednesday, September 3, 2025

Buy now

Rrëfimi i bashkëshortes së Lladrovcit: Në dasmën tonë ishte edhe Adem Jashari me njësitin e parë të UÇK-së

- Advertisement -

Shemsije Lladrovci, bashkëshortja e kryetarit të Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka ndarë një kujtim të veçantë nga jeta e saj, duke treguar se në dasmën e tyre, më 2 shtator 1990, të pranishëm ishin edhe Adem Jashari me njësitin e parë të UÇK-së.

Ajo kujton se dasma u zhvillua në rrethana të jashtëzakonshme, në një kohë kur flamuri kombëtar ishte i ndaluar, ndërsa policia serbe ushtronte presion mbi qytetarët.

“Në mesin e krushqve tanë ishin Fehmia dhe Xheva me shumë shokë të idealit, dhe vetë Adem Jashari me njësitin e parë të UÇK-së”, shkruan ajo.

Lladrovci përshkruan momentin kur Fehmi Lladrovci u kishte thënë burrave të krushqisë: “Kush është burrë me e mbrojtë flamurin, le të hyjë në kerre. Të tjerët le të na presin këtu, për çdo rast”, ndërsa armët ishin shpërndarë për t’u mbrojtur.

Ajo kujton se gjatë rrugës policia priste në Terstenik, por nuk i ndaloi. Në Polluzhë, sipas zakonit, u shtinë armë në ajër, teksa babai i saj kishte thënë: “Dasmën, dhe gjakun të përbashkët i kemi.”

“Pas kerrit të nuses, vinte kerri i Adem Jasharit me shokët e tij. Kur arritëm në shtëpi, Ademi i kërkoi leje babës Tush: ‘A po na lejon ta shkrepim ndonjë?’ Dhe aty u shtinë armët, me pushkë e me rafale, jo për frikë, por për nder”, kujton Shemsije Lladrovci.

Sipas saj, që nga ajo ditë, çdo natë, burrat e lagjes bënin roje me radhë, duke e shndërruar dasmën në një ngjarje që do të mbetej e paharrueshme për historinë.

Postimi i plotë:

2 Shtator 1990. Në 35 vjetorin e martesës sonë

Dasma jonë u mbajt në rrethana të
jashtëzakonshme, por me njerëz të jashtëzakonshëm burra të lirisë që po mobilizonin popullin për t’u mbrojtur dhe për të bërë histori.

Në mesin e krushqve tanë ishin Fehmu dhe Xheva me shumë shokë të idealit, dhe vetë Adem Jashari me njësitin e parë të UÇK-së. Në një kohë kur flamuri kombëtar ishte i ndaluar dhe policia detyronte krushqit ta përdhosnin me mënyra nga më të ultat, Fehmiu i kishte thënë burrave:
“Kush është burrë me e mbrojtë flamurin, le të hyjë në kerre. Të tjerët le të na presin këtu, për çdo rast.”
Armët u shpërndanë nëpër kerre.

Gjatë rrugës për në Polluzhë, policia priste në Terstenik, por nuk i ndaloi ,më vonë u kuptua se kishin informacione për lëvizjen. Në Polluzhë, sipas zakonit, u shkrepën armë dhe Fehmiu bisedoi me miqtë për situatën. Babai im i kishte thënë:
“Dasmën, dhe gjakun të përbashkët i kemi.”

Kur u rreshtuan krushqit në rrugë para flamurit, printe kerri i miqve me burra të armatosur që na përcollën nga Polluzha deri te fabrika e Feronikelit. Pas kerrit të nuses, vinte kerri i Adem Jasharit me shokët e tij.

Kur arritëm në shtëpi, Ademi i kërkoi leje babës Tush:
“A po na lejon ta shkrepim ndonjë?”
Dhe aty u shtinë armët, me pushkë e me rafale jo për frikë, por për nder.

Që nga ajo ditë, çdo natë, burrat e lagjes bënin roje me radhë.

Të ngjashme

Të fundit