Protagoniste e këtij rrëfimi është Linda, e cila ka shpalosur detaje që prej fëmijërisë së saj, për të cilën, tha se e kishte karakterizuar “mungesa e kushteve ekonomike”.
“Ka pasur raste kur nuk kam shkuar në shkollë sepse nuk i kam pasur as 2 euro për bus”, ka thënë Linda.
Pastaj, ajo ka rrëfyer edhe pjesën e njohjes me partnerin e saj amerikan, reperin Big D, të cilin ajo tha ta ketë njoftuar përgjatë kohës kur po punonte si përkthyese e gjuhës angleze.
Linda tha se e kishte ditur që në shikim të parë, se diçka do ndodhte mes tyre – por më pas, ajo ka zbuluar edhe sfidat me të cilat është ballafaquar duke nisur prej familjes, dhe paragjykimeve të njerëzve përreth.
Pjesë e rrëfimit ishte edhe zanafilla e angazhimit të saj në muzike si dhe krijimi i familjes e detaje të tjera, që mund t’i kuptoni përmes videos në linkun e mëposhtëm.