16.5 C
New York
Thursday, October 24, 2024

Buy now

Rrëfimet e panjohura të shqiptarëve në Turqi, që u shkëmbyen nga Greqia si turq

- Advertisement -

Fshati Kominades, i njohur ndryshe me emrin Shag, është një prej fshatrave që qëndrojnë zinxhir mes kufirit shqiptaro-grek të cilët dikur ishin të populluar nga shqiptarë, kryesisht të besimit islam.

Kjo zgjati derisa në vitin 1924, një vit pas firmosjes së Traktatit të Lozanës ata u detyruan të braktisin gjithçka që kishin për t’u zhvendosur drejt fshatit Özvatan të Turqisë ku nisën një jetë të re.

Marrëveshja e veçantë turko-greke nuk skicoi veç kufijtë e Turqisë së sotme pas shpërbërjes së Perandorisë Osmane, por skicoi edhe drama të njëpasnjëshme njerëzore.

Disa prej tyre janë sjellë nga gazetari Andrea Danglli në dokumentarin “Shqiptarët e Turqisë” të transmetuar në Euronews Albania, ku paraqitet një tablo e qartë historike mes të shkuarës dhe të tashmes.

Çfarë ndodhi me shqiptarët e këtij fshati dhe ku përfunduan ata pas dëbimit? Si u kundërshtua zbatimi i Traktatit të Lozanës nga Tirana zyrtare e asaj kohe dhe roli i fuqive të mëdha? Si është jeta e trashëgimtarëve të tyre sot dhe çfarë kërkojnë ata nga Shqipëria?

Në vitin e 100-të nga nënshkrimi i traktatit të Lozanës, dokumentari i gazetarit Andrea Danglli paraqet anën tjetër të historisë për këtë komunitet shqiptarësh që ecën në të tashmen me gjurmë ende të forta të së shkuarës.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit