Legjenda e Chelseat dhe një nga mesfushorët më të mëdhenj anglezë të të gjitha kohërave, Frank Lampard, ka zbuluar arsyen e pazakontë që e bëri të varte këpucët në gozhdë në vitin 2016.
Në një intervistë për The Independent, ish-ylli i Chelseat tregoi se një bisedë e rastësishme me mbrojtësin e Manchester United, Luke Shaw, ishte “shkaku i fundit” që e bindi se koha e tij në futboll kishte përfunduar.
“Po bisedoja me Luke Shaw dhe përmenda emrin e Tony Adams. Ai nuk dukej se e dinte për kë po flisja. I thashë: ‘Duhet të tallesh me mua’. Pastaj më pyeti për cilin klub kishte luajtur Adams. Aty kuptova që ndoshta ka ardhur momenti të tërhiqem,” – rrëfeu Lampard me humor.
Frank Lampard knew it was time to retire after a chat with Luke Shaw 😂:
🗣️ “I was having a chat with Luke Shaw, and I mentioned Tony Adams, and he didn’t seem to know who I was talking about.
I said: ‘Are you winding me up?’ And he said: ‘Who did he play for?’
I knew then… pic.twitter.com/xTdqOHZuld
— ESPN UK (@ESPNUK) November 10, 2025
Lampard, i cili mbylli karrierën e tij si lojtar i New York City FC në MLS, është mesfushori me më shumë gola në historinë e Ligës Premier (174) dhe fitoi 13 trofe me Chelsean, përfshirë Ligën e Kampionëve në vitin 2012.
Nga ana tjetër, Tony Adams është një nga ikonat më të mëdha në historinë e Arsenalit – legjendë e klubit nga Highbury me mbi 500 paraqitje dhe 66 ndeshje për Anglinë.

Edhe pse mbetet e paqartë nëse Shaw e kishte seriozisht apo ishte një keqkuptim momental, episodi duket se ndikoi fort te Lampard, i cili e kuptoi se një brez i ri futbollistësh kishte ardhur – dhe se koha për të thënë “lamtumirë” kishte mbërritur. /Telegrafi/






