12 C
New York
Monday, November 25, 2024

Buy now

Rrëfim emocional nga ish-luftëtari humanist: Një shoku i kam kërku 20 euro se kisha dy ditë pa hangër bukë

- Advertisement -

Ish-luftëtari, Adnan Hyseni, u mor shumë me humanizëm dhe u ndihmoi atyre që kanë nevojë, por sot kur këtij i duhet ndihma e të tjerëve, një pjesë, sikur e kanë harruar. Ai ka treguar momente të vështira të jetës së tij, ku për shkak të mungesës së parave ka mbetur pa ngrënë dy ditë të tëra.

Hyseni pas humbjes se vëllait, ish luftëtarit të UCK-së i është rënduar edhe gjendja shëndetësore ndërkohë që ajo ekonomike është në pikën zero.

“Një ditë e ftova një shok, një Fatlumi i Drenicës. Kisha duru dy ditë edhe i kërkova ndihmë 20 euro. I thash a mundesh m’i gjetë 20 euro, se jam mësu me luftu, po që dy ditë s’kam hangër bukë dhe i kërkova 20 euro me ble bukë”, ka treguar këtë pjesë të historisë, të cilën deri atë moment nuk e kishte ditur as familja”.

“Është hera e parë që edhe familja po e kupton këtë. Se e kam një nanë që ka sakrifiku shumë dhe jam mundu që kanihere, edhe kur jam kanë të ti, mos me shpreh emocion se ka hjek shumë. Pastaj ai m’i dha paret dhe ka bisedu me disa njerëz të jashtëzakonshëm dhe dalin në Tik Tok pa ju thanë unë me kërku mbështetje financiare. Kurrë s’me ka mungu mbështetja shqiptare, por po frigohna se kontributi i cili ka qenë obligim për m’i shërbye për luftë për bashkim kombëtar, për sport humanizëm, me shërbye si kompensim; kjo me ka mbytë kohëve të fundit. Ju them edhe sot, ishalla ma bajnë hallall, por e kam përjetua emocionalisht keq si i bana barrë e shqiptarëve”, ka thënë Hyseni në Frontal.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit