14.1 C
New York
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

Rrecaj: Vendimi për fitoren e Robin Krasniqit ishte i pastër

- Advertisement -

Gjyqtari kosovar me përvojë mbi 20 vjeçare në sportin e boksit, Ajet Rrecaj i cili ishte kryesor në ballafaqimin Haxhi Krasniqi – Nadjib Mohammedi ka folur për vendimet që mori të shtunën në mbrëmje.

Robin Haxhi Kraniqi fitoi meçin ndaj Mohammedit në ‘Fadil Vokrri’ të shtunën në mbrëmje, pasi Ajet Rrecaj si gjyqtar e diskualifikoi algjerianin pas tri vërejtjeve publike që ia dha. Ky vendim i tij u përfol shumë, megjithatë Rrecaj ka dhënë detaje se si erdhi deri tek vendimi i tij.

“Unë jam i obliguar t’ia tërheq vërejtjen që të mos godasë jashtë rregullave, unë ia tërheqa vërejtjen tri herë boksierit algjerian, ai nuk u përmirësu, rregullat janë rregulla, nuk ka rëndësi a je algjerian, a je kampion, apo çka je.

Nuk lejoj unë të godasë jashtë rregullave, ai le të thotë çkado. Edhe në futboll ka rregulla, niher ta jep kartonin e verdhë – pastaj ta jep të dytin dhe të largon, a është ashtu?”, tha Rrecaj për GazetaBlic.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit