Ndaj një profesori të matematikës në shkollën “Hilmi Bahtijari” në Blaq të Dragashit është ngritur aktakuzë në prokurori, pasi dyshohet për dhunë fizike dhe psikike ndaj nxënësve të tij.
Njëri nga prindërit e nxënësve të tij e kishte paraqitur rastin në polici.
Besar Zejnullahu, prindi në fjalë, në Edicionin Special të Klan Kosovës, ka thënë se profesori për katër vjet me radhë i kishte rrahur nxënësit e tij edhe me rrip.
“Jam munduar t’i dërgoj fjalë nëpërmjet hoxhës por ai prapë ka vazhduar. Më pas vendosa të shkoj në polici. Fëmijët nuk kanë treguar se janë të frikësuar, ata frikësoheshin se do t’ua humbte vitin, atyre ua ka mbyllur njësh dhe tani janë në provim”.
“Ai fëmijët i ka trembur, nuk është njeri që kuptohesh me fjalë, ai është njeri i dhunës. Kemi video të tij duke ofenduar dhe shkaktuar dhunë psikike te fëmijët”, ka thënë Zejnullahu.