Napoli ka arritur marrëveshjen me Bologna-n për transferimin e mbrojtësit Sam Beukema.
Klubi italian do paguajë 30 milionë euro plus 3 milionë euro bonus, sipas Corriere dello Sport.
Beukema, 26 vjeç, ka luajtur 80 ndeshje me Bologna dhe ka ndihmuar në kualifikimin në Champions League.
Ai pritet të kryejë vizitat mjekësore gjatë javës, ndërsa Napoli fillon përgatitjet për sezonin.
Mbetet të shihet nëse kapiteni kosovar do ta ketë Beukemën ndihmë apo konkurrencë në repartin e mbrojtes së kampionit të Serie A-së.