24.2 C
New York
Friday, July 18, 2025

Buy now

Rrahmani thotë se në zgjedhjet lokale do ta mbështesin listën “Lidhja e Prishtinës”

- Advertisement -

Eman Rrahmani ish-deputet nga Grupi Parlamnetari i Vetëvendosjes, ka deklaruar se nuk ka asnjë vullnet dhe angazhim nga LVV për të dalë nga situata e ngërçit politik.

Sipas Rrahmanit, për të dalë nga kjo situatë, partia e parë fituese – LVV duhet të vendos që ose të vetëdorëzohet kandidatja për kryetare të Kuvendit, Albulena Haxhiu ose të propozohet një emër tjetër nga ky subjekt.

“Nuk ka asnjë vullnet dhe angazhim për të dalë nga kjo situatë e ngërçit politik, natyrisht që kryetari i parlamentit në bazë të interpretimeve të këtij të fundit, por edhe të vitit 2013-2014 e shpjegon qartë që propozuesi duhet të jetë i subjektit fitues i zgjedhjeve për krye parlamentar, andaj kjo e drejtë nuk mund t’i mohohet përderisa nuk ka një vendim tjetër të Gjykatës Kushtetuese. Këta duhet ta respektojnë secili. Nëse kish pasur vullnet dhe angazhim për me dalë nga kjo situatë kanë qenë dy hapa të cilat ish dashtë me i vendos nga ana e LVV-së, vetë-tërheqja e Albulena Haxhiut prej kandidimit ose propozimi i një emri tjetër nga subjekti”, ka deklaruar ai në emisionin “Ditari” në tëvë1.

Ndërkohë, Rrahmani ka thënë se ai dhe grupi që përfaqëson nuk do të bashkëpunojnë me partinë Forca e Re Kombëtare, me anëtarët e së cilës kishte bashkëpunim edhe në zgjedhjet e fundit parlamentare.

Ai ka thënë se në zgjedhjet lokale do ta mbështesin listën “Lidhja e Prishtinës” .

“Jo, absolutisht jo. Ne kemi pas bashkëpunim, kemi bashkëpunuar aq sa kemi bashkëpunua në aspektin organizativ për Prishtinën në këto zgjedhje lokale kemi me mbështet “Lidhjen e Prishtinës” e cila në këto zgjedhje garon vetëm në Prishtinë”, ka thënë ai.

Ndryshe, LVV kishte propozuar që në rast se do të mbaheshin përsëri zgjedhjet parlamentare, të mbahen në të njëjtën ditë me zgjedhjet lokale.

E për këtë, ish-deputeti thotë se ky propozim do t’i konvenonte LVV-së në nivel lokal pasi që do të kishte pasur vota dhe mundësi për me fitua shumë komuna.

“Ky propozim do t’i konvenonte jashtëzakonisht shumë LVV-së në nivel lokal e kish ngrit shumë votën dhe kish pas mundësi me fitua shumë komuna kurse në nivel nacional e kishë pësuar një rënie”, ka shtuar ai./teve1.info/

Të ngjashme

Të fundit