Sulmuesi Albion Rrahmani është shprehur i kënaqur me fitoren që e arriti Kosova mbrëmë në stadiumin “Fadil Vokrri” ndaj Islandës (2-1).
“Lewa” i Kosovës është optimist se “dardanët” do të kualifikohen në Ligën B.
“Ndeshja e djeshme ka qenë shumë mirë e planifikuar nga ne. Po besoj se me meritë e kemi arritur këtë rezultat. Besoj që edhe në ndeshjen e dytë do ta bëjmë më të mirën dhe të kualifikohemi në Ligën B ku është edhe synimi jonë. Shpresoj që ta arrijmë këtë qëllim. Të gjithë janë të gëzuar për momentin dhe shpresoj që të vazhdojmë edhe të dielën”, ka deklaruar Rrahmani.