Home Sport Rrahmani pas suksesit në Rumani: Gjithmonë falënderoni Zotin

Rrahmani pas suksesit në Rumani: Gjithmonë falënderoni Zotin

0

Albion Rrahmani po vazhdon shkëlqimin e tij në Rumani, teksa është shndërruar një prej sulmuesve më të rrezikshëm në elitën e futbollit rumun.

Të hënën mbrëma, sulmuesi kosovar shkëlqeu sërish me fanellën e Rapidit të Bukureshtit, duke ndihmuar skuadrën e tij që të regjistrojë fitore ndaj Clujit.

Rapidi fitoi me rezultatin 3:1, teksa Rrahmani ishte autor i dy golave dhe një asistimi.

23-vjeçari numëron gjashtë gola dhe një asistim në katër paraqitje për Rapidin në kategorinë e parë të futbollit në Rumani.

Për këtë formë mbresëlënëse, Albion Rrahmani ka një falënderim të veçantë.

“Gjithmonë falënderoni Zotin”, shkroi ai në llogarinë e tij në “Facebook”, teksa postimin e shoqëroi me disa fotografi nga ndeshja e fundit.

Exit mobile version