11.4 C
New York
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

Rrahmani: Nuk kemi qëndrim ende për buxhetin e vitit 2025

- Advertisement -

Deputetët e Kuvendit të Kosovës do të mblidhen të hënën, më 11 nëntor, për të miratuar buxhetin për vitin 2025.

Për këtë projektbuxhet të vitit 2025, Eman Rrahmani nga Lista për Familjen u shpreh se “nuk kanë ende qëndrim se a do ta votojnë apo jo buxhetin e 2025-s, pasi që ka dokumente voluminoze dhe duhet vlerësim i duhur.

“Nuk është që kemi ende qëndrim pasi që ka material që duhet me u analizu dhe me u pa se çfarë rrjedhjash ka dashur qeveria të ketë prurje me projektbuxhetin e ri. Mbetet me e vlerësu”, tha Rrahmani.

E deputeti tjetër nga Lista për Familjen, Visar Korenica u shpreh se nuk do të ketë kushte por do të shihet nga brenda në buxhet se a duhet me u mbështet votimi i projektbuxhetit 2025 si dhe çdo tentativë për keqpërdorim të tij duhet me u kundërshtu.

“Nuk ka kushte. Ajo që duhet me kuptu për buxhetin është se çdo projekt i përfshirë brenda në buxhet, nëse është në të mirë të vendit ka me u mbështet. Dhe çdo tentativë për keqpërdorim të buxhetit ka me u kundërshtu”, shtoi ai.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit