12 C
New York
Sunday, October 27, 2024

Buy now

Rrahmani: Nuk do të votojë asnjë ligj nga MASHTI pa e larguar udhëzimin administrativ për vajzat me shamia

- Advertisement -

Deputeti i Lëvizja Vetëvendosje, Eman Rrahman gjatë seancës së Kuvendit të Kosovës ka pyetur ministren se pse nuk është duke u lejuar që një vajzë me shami nuk është duke mundur që ta vijon mësimin që dy javë në Pejë.

Rrahmani në Kuvend ka thënë se duhet të hiqet udhëzimi administrativ që ndalon bartjen e shamive për vajza nën moshën 18 vjeçare.

Ai tutje ka thënë se nuk do ta votojë asnjë ligj që vjen në Kuvend nga Ministria e Arsimit pa e larguar udhëzimin administrativ.

“Asnjë LIGJ që vjen në Kuvend nga kjo Ministri, nuk do ta ketë votën tonë pa e larguar këtë udhëzim administrativ diskriminues e të jashtëligjshëm!” – ka thënë Rrahmani.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit