Amir Rrahmani ka dhënë një mesazh motivues për përfaqësuesen e Kosovës në prag të përballjes së rëndësishme ndaj Sllovakisë, pavarësisht se nuk do të jetë në dispozicion për këtë ndeshje.
Kapiteni i Kosovës theksoi sakrificën dhe rrugëtimin e gjatë të ekipit, duke nënvizuar rëndësinë e momentit për futbollin kosovar.
“10 vite pritje dhe sakrificë për një ditë si kjo”, ishte mesazhi i tij frymëzues drejtuar bashkëlojtarëve,.
Rrahmani mungon në këtë takim për shkak të një lëndimi, duke qenë një mungesë e ndjeshme për skuadrën si në aspektin mbrojtës, ashtu edhe në lidershipin në fushë.







