Amir Rrahmani ka pësuar lëndim në ndeshjen e luajtur mbrëmë midis Napolit dhe Atalantës në Serie A.
Ylli i kampionit italian u detyrua të largohej nga fusha në minutën e 64-t.
Ky lëndim vjen freskët pas atij të cilin e kishte pësuar në ndeshjen Kosovë-Zvicër në shtator që e kishte lënë me javë të tëra jashtë fushës.
Sezoni aktual po del të jetë i pafat për qendërmbrotësin dardan.






