Deputeti i PDK-së, Eman Rrahmani, ka vlerësuar se Albin Kurti dhe VV-ja sot po frikësohen nga zgjedhjet dhe humbja e pushtetit.
Ai ka bërë me dije se lideri i VV-s tani ia ka nis të viktimizohet.
Në profilin e tij në Facebook, ai ka shkruar se sulmet e VV-së ndaj Vjosa Osmani janë hakmarrje politike.
“Albin Kurti dhe Lëvizja Vetëvendosje sot po frikësohen nga zgjedhjet dhe nga humbja e pushtetit. Është e rëndë situata për dikë që nga plani dhe mundësia reale për kontroll totalitar të shtetit, sot kalon në fazën e viktimizimit dhe në një luftë të hapur për ta ruajtur pushtetin me çdo kusht. Që nga dita e parë si deputet kam kërkuar që vendi të shkojë në zgjedhje. Nder më të madh Republikës së Kosovës nuk i është bërë prej kohësh sesa t’i kthehet vendimi qytetarëve. E ardhmja do të tregojë se Republika e Kosovës dhe qytetarët e saj i shpëtuan një rruge me frymë ideologjike komuniste. Sulmet që po i bëhen Presidentes Vjosa Osmani janë hakmarrje politike për shpërfaqjen që ajo i bëri Albin Kurtit dhe Lëvizjes Vetëvendosje”, ka shkruar ai, duke vazhduar kritiken.
“Pas takimit të Presidentit Trump me Presidenten Osmani, në asnjë forum partiak të Vetëvendosjes nuk ka pasur diskutim për ta votuar si presidente. Përkundrazi, ka pasur angazhim dhe mobilizim që ajo të mos zgjidhej. Albin Kurti ka qenë 100% i bindur se partitë opozitare nuk do të kishin guxim të shkonin në zgjedhje dhe do të detyroheshin të votonin, madje edhe kandidatë të tjerë si Fatmire Kollçaku për presidente. Për ta kuptuar këtë, mjafton të ndiqni narrativën e deklarimeve të Kurtit, ministrave dhe deputetëve të tij deri para një jave. Në këtë mënyrë do të arrinte të kompletonte qëllimin e tij për kontroll të plotë të shtetit, zgjedhjen e një presidenti kukull, eliminimin politik të Vjosa Osmanit dhe defaktorizimin e opozitës përmes numrave në Kuvend. Një rrugë e tillë nuk quhet më demokraci quhet autoritarizim me prirje drejt diktaturës. Koha e kalkulimeve dhe propagandes për pushtet po përfundon”, ka shkruar ai.






