Rrahmani kthehet ndaj Lazios

- Advertisement -

Amir Rrahmani pritet të jetë i gatshëm për lojë në vikendin e ardhshëm, sipas mediumeve në Itali.

Në fakt, bëhet e ditur se Rrahmani do të jetë në dispozicion të trajnerit Antonio Conte për përballjen me Lazion, ndeshje kjo që luhet më datën 18 prill në stadiumin “Diego Armando Maradona”.

“Rrahmani nuk do të kthehet në fushë para mesit të prillit. Pauza do të zgjatet edhe për dhjetë ditë të tjera, me qëllimin për t’u kthyer në fushë më 18 prill kur Napoli luan në shtëpi”, ka shkruar e përditshmja “La Repubblica”.

Kapiteni i Kosovës, Rrahmani, u lëndua në muajin shkurt në ndeshjen që Napoli e luajti kundër skuadrës së Romës.

32-vjeçari i ka munguar Napolit në gjashtë ndeshjet e fundit në kampionat, ndërsa këtë sezon në Serie A, ka regjistruar 16 paraqitje ku ka shënuar 1 gol dhe ka bërë 1 asistim.

Të ngjashme

Të fundit