5.7 C
New York
Tuesday, February 4, 2025

Buy now

Rrahmani i VV-së e kritikon Kusarin: S’do të duhej të ndodhte komunikimi me Radojiçiqin

- Advertisement -

Eman Rrahmani, deputet i VV-së ka komentuar përgjimet e publikuara nga Nacionale, ku konfirmohet se Mimoza Kusari-Lila, shefe e grupit parlamentar të VV-së, ka biseduar me Milan Radojiçiqin, nënkryetar i Listës Serbe, i dyshuar për vrasjen e Oliver Ivanoviqit, për frikësim të dëshmitarëve në rastin “Brezovica” dhe në listë të zezë të ShBA-së.

Ai e ka theksuar në “Debat Plus” të RTV Dukagjini se komunikime të tilla nuk do të duhej të kishte.

“Ajo çka pashë dje në përgjime që janë bë, unë nuk kam ndonjë koment me të thënë të drejtën. Por komunikime të tilla, mund të ketë shpesh herë në politikë. Po deklarohet dhe po vërtetohet që po, fatkeqësisht (ka komunikime me Radojiçiqin v.j). Nuk është që kam ndonjë koment, nuk është një gjë e mirë që ka ndodh për shkak që është një person që është në kërkim edhe nga institucionet përgjegjëse të Republikës së Kosovës dhe në listën e zezë të ShBA-së. Nuk do të duhej të kishte komunikim” – theksoi ai në “Debat Plus”.

“Asnjë person nuk duhet të ketë komunikim me një person që është në kërkim nga policia dhe nga institucionet.” – shkroi ai.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit