Kuvendi i Kosovës sërish dje nuk ka arritur ta miratojë projektligjin për fertilizimin e asistuar mjekësor. Kjo pasi deputeti i VV-së Eman Rrahmani ka refuzuar të marrë pjesë në votimin e këtij ligji.
Rrahmani edhe një herë ka sqaruar qëndrimin e tij për këtë ligj.
Ai ka thënë se projektligji në fjalë e cenon familjen dhe se qëndrimi i tij nuk do të ndryshojë asnjëherë.
“Një vajzë 18 vjeçare e pa martuar merr si donacion spermatozoidin nga dikush që as nuk e njeh që përmes kësaj në të ardhmen mundët babai me vajzën mund të martohen, vëllai me motrën, cenohet familja. Kjo është arsyeja kryesore pse e kundërshtoj këtë projektligj, por ka edhe arsye të tjera. Ky qëndrim i imi nuk do të ndryshojë asnjëherë”, ka thënë Rrahmani për “Front Online”.