6.5 C
New York
Monday, November 25, 2024

Buy now

Rrahmani i pakënaqur se si u shpenzua buxheti: U investua për komunitetin LGBT, surrograci e edukatë seksuale

- Advertisement -

Deputeti Eman Rrahmani, ka kritikuar mënyrën se si është shpenzuar buxheti i Kosovës.

Ai gjatë seancës plenare në kuvend, tha se ministrat do të duhej të dilnin e të tregonin se sa janë shpenzuar për lejimin e martesave të gjinisë së njëjtë, e sa për surrograci.

Unë besoj që do të duhej këtu që të tregohej se sa janë shpenzuar për kalimin e ligjit ku lejohet martesa e burrit me burrë. Këtu do të duhej të dilte ministri i Kulturës të tregonte pse prioritet i jepet komunitetit LBGT. Këtu do të duhej të dilte të tregonte ministri i Shëndetësisë se sa mjete ka jep për t’u lejuar surrogracia , për t’u lejuar që fëmija mos të ketë të drejtë të dijë se kënd e ka babë e nënë”, u shpreh Rrahmani.

“Këtu do të duhej të fliste ministrja Nagavci, se çka ka bërë me kurikulën për arsim, në edukatën seksuale, dhe shëndetin riprodhues. Në atë kurrikulë mësohen se si mësimdhënësit t’u tregojnë fëmijëve prej klasës së parë deri në të 12-të, se si i kryejnë marrëdhëniet e tyre seksuale në shtëpitë e tyre”, shtoi ai.

“Në atë kurrikulë, ministrja Nagavci ka prezantuar në vitin 2023, që fëmijët prej klasës së parë deri në të 12-të, të marrin shembull një vajzë dhe ku i qesin para gjithë klasës, dhe njërit ia mbyllë sytë për 5 minuta, dhe nxënësi tjetër do ta prekë me dorën e tij gjithë trupin me sy mbyllur, dhe pastaj do t’i ndërrojnë rolet, e ku pastaj vajza do ta prek fëmijën tjetër, dhe para gjithë klasës do të tregojnë se çka kanë ndjerë, çfarë organi kanë prekur”, tha gjithashtu ish-deputeti i VV-së.

Seanca e kuvendit sot ka vetëm një pikë në rend dite, që është shqyrtimi i buxhetit prej 3.6 miliardë eurosh.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit