Sulmuesi i kombëtares së Kosovës, Albion Rrahmani, është shprehu i lumtur me ftesën e trajnerit Franko Foda.
Rrahmani tha se ndihet i lumtur për rikthimin në kombëtare pas lëndimit të rëndë që e ka pasur, e që tha se është kthyer në formën e tij më të mirë dhe është i gatshëm që ta jap 100 për qindëshin për kombëtaren e Kosovës.
“Janë ndeshje shumë të rëndësishme, edhe pse miqësore do të na shërbejnë që ta njohim më shumë trajnerin, taktikat e tij dhe gjithë bashkëlojtarët njëri-tjetrin me taktika të reja dhe shpresojë që të dalim me rezultat pozitiv sepse do të jetë shtysë e madhe për ne që në shtator të jemi sa më të gatshëm”, tha Rrahmani.
Sot kombëtarja e Kosovës e ka mbajtur stërvitjen e fundit përpara nisjes për në Armeni, ku do të zhvillojë miqësoren e parë për këtë vit.