Rrahmani i kthen përgjigje Haxhiut për projekt-kodin civil: S’kam votë për shkatërrimin e familjes
Eman Rrahmani, deputet i VV-së, është deklaruar rreth projekt-kodit civil, që parasheh bashkësitë civile të seksit të njëjtë.
Në fakt, Rrahmani i ka kthyer përgjigje Albulena Haxhiut, ministre e Drejtësisë, e cila theksoi se projekt-kodi civil do të kalojë.
“Nuk kam asnjëherë votë PËR shkatërrimin e familjes, ne do të jemi gjithmonë aktiv në mbrojtjen e saj.
Ky është deklarimi im rreth mundësisë së votimit të kodit Civil në Kuvendin e Kosovës.” – deklaroi Rrahmani, teksa ia bashkangjiti edhe një video të një deklaratë në Klan Kosova për projekt-kodin civil.