Home Lajme Rrahmani i bindur që Lista për Familjen do të marrë votat e duhura për të hyrë në Kuvend

Rrahmani i bindur që Lista për Familjen do të marrë votat e duhura për të hyrë në Kuvend

0
Rrahmani i bindur që Lista për Familjen do të marrë votat e duhura për të hyrë në Kuvend

Bartësi i Listës për Familjen, Eman Rrahmani përballë analistëve në emisionin Debat Plus në RTV Dukagjini ka folur se a do të mund të hyjë lista që përfaqëson ai në Kuvendin e Kosovës pas zgjedhjeve të 9 shkurtit.

Ai ka thënë se fushata parazgjedhore është duke ecur mirë.

‘’Fushata është tu shku tepër mirë, aq sa as unë personalisht nuk kam prit deri në këtë nivel do të kemi mbështetje kaq të madhe”.

”Është kriju një frymë tepër pozitive edhe kemi depërtua do të thosha në secilën familje për të qenë të pranueshëm për diskursin, për qëllimin dhe angazhimin, kështu që ne jemi duke punu vazhdimisht në teren pa ndal, natën, ditën edhe po e shohim një rritje të madhe të mbështetjes ndaj koalicionit për familje dhe natyrisht që mbas 9 shkurtit do të jemi pjesë e Kuvendit’’, ka thënë Rrahmani.

Tutje Rrahmani ka thënë se koalicioni i tyre ka një program qeverisës i cili ka të bëjë me të gjithë sektorët derisa ka shtuar se si koalicion nuk do të lejojnë që të ”legjitimohet martesa burrë me burrë apo grua me grua”.

”Nuk do të lejojmë që në vendin tonë të vinë ligje të cilat ju mundësojnë dhe i edukojnë fëmijët që të ndërrojnë gjininë. Nuk do të lejojmë dhe do të angazhohemi që ligjet të cilat gruan e përdorin si skllave”, ka thënë Rrahmani.

Ndërsa analisti Visar Ymeri ka thënë se në Kosovë është hera e parë që ndodh një koalicion siç është koalicioni për Familjen për të mbrojtur disa vlera të caktuara apo rreth një teme të caktuar siç është çështja e ligjit kundër martesave të së njëjtës gjini.

Ai ka akuzuar liderët e partive të tjera të cilët sipas tij mshefen duke mos folur hapur para popullit për lejimin e martesave të së njëjtës gjini.

”Në cilën odë të burrave ose në cilën familje mundet me shku ndonjëri prej liderve e me ju thënë se kemi me leju martesën burrë me burrë”, ka pyetur Rrahmani.

Exit mobile version