-2.7 C
New York
Wednesday, January 8, 2025

Buy now

Rrahmani: Gjasa reale që Lista Familja të jetë pjesë e Kuvendit

- Advertisement -

Ish deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Eman Rrahmani i cili tashmë është pjesë e Listës Familja për zgjedhjet nacionale të 9 shkurtit ka thënë se gjasat që kjo listë të jetë pjesë e Parlamentit të Kosovës janë reale.

”Gjasat janë reale, punën dhe angazhimin dhe takimet që janë të përditshme janë shumë shpresëdhënëse… është një mbështetje jashtëzakonisht shumë e madhe”, ka thënë Rrahmani.

Ai ka thënë se angazhimi i ri politik ende pa u bë pjesë e parlamentit e ka fituar betejën, pasi që kanë arritur ta kthejnë pas doracakun për shkolla të MASHTI-t i cili u konsiderua me përmbajtje jo të përshtatshme edukative.

Ai ka thënë se të gjithë qytetarët i janë gëzuar  kthimit pas të atij doracaku.

”..të gjithë qytetarët i janë gëzuar kthimit prapa të doracakut i cili ka pas për qëllim legjitimimin e pedofilisë dhe ngacmimit seksual nëpër shkollat e Kosovës’’, ka thënë ai.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit