16.3 C
New York
Wednesday, April 23, 2025

Buy now

Rrahmani flet për titullin e kampionit: Rruga është e gjatë, por nëse vazhdojmë kështu do të jetë e lehtë

- Advertisement -

Napoli vazhdon të marshojë drejt titullit kampion dhe sot ka siguruar tre pikët e radhës përballë Specias me një fitore 3-0.

Një paraqitje e mirë në sulm, por edhe në mbrojtje me Rrahmanin dhe shokët e tij që ishin përsëri të pakalueshëm.

Vetë mbrojtësi i përfaqësueses së Kosovës, ka treguar pas ndeshjes për DAZN se merita e saktësisë në prapavijë ishte e të gjithë skuadrës, përtej paraqitjeve individuale.

Futbollisti ka treguar edhe emocionet që përjetohen në skuadër në këtë rrugë drejt titullit kampion.

“Punojmë gjatë gjithë javës për të mos pësuar gol dhe për të fituar, por mendoj se lumturia nuk është vetëm e ne mbrojtësve por e gjithë skuadrës e cila e ka merituar duke e filluar mbrojtjen që te sulmuesit.

“Goli i Osimhen? Po, u shkëput shumë, është i pabesueshëm pasi shkoi më lart se duart e portierit. Ndoshta duhet të mundohesh të fitosh hapësirë si mbrojtës duke u ndihmuar nga trupi, por në disa situata nuk mund të bësh asgjë”.

“Si bisedoj me Kim? Flasim japonisht dhe me duar (qesh). Jo, jo, në anglisht. Ndryshimi mes tij dhe Koulibaly? Të dy janë shumë të fortë. Por unë them gjithmonë se mund të jesh i fortë, por nëse ekipi ecën keq, edhe ti zhdukesh. Për fat të mirë skuadra po ecën”.

“Titulli? E dimë që rruga është shumë e gjatë dhe sa ndeshje e sa pikë mungojnë. Nëse vazhdojmë kështu, duke luajtur me mentalitetin e duhur, atëherë do të jetë shumë e lehtë. Atmosfera që përjetojmë është e bukur, por është edhe e vështirë. Njerëzit presin gjithmonë rezultate pozitive dhe fitore. Nuk mund të ndodhë gjithmonë, ndonjë pikë edhe do ta humbasim”, tha Rrahmani pas përfundimit të sfidës.

Të ngjashme

Të fundit