Dyshja kosovare, Albion Rrahmani e Ermal Krasniqi do të jetë pjesë e Ligës së Kampionëve në edicionin e ri.
Kjo pasi Sparta e Pragës arriti të mposhtë Malmon 2-0 gjatë natës së sontme, derisa me të njëjtin rezultat përfundonte edhe ndeshja e parë.
Pas një pjese të parë të qetë, Sparta e Pragës shënoi dy gola të shpejtë në të dytën dhe kështu siguroi kualifikimin në Ligën e Kampionëve.
Vendimtar ishte edhe Albion Rrahmani, i cili shënoi gol në minutë ne 83-të, pasi u asistua nga Lukas Haraslin, që paraprakisht kishte shënuar nga penalltia.
Rrahmani u inkuadrua në fushën e lojës në minutën e 70-të, derisa Ermal Krasniqi në minutën e 88-të.
Nga minuta e parë luajti edhe Qazim Laçi, derisa Indrit Tuci s’u paraqit fare.