Sulmuesi i kombëtarës së Kosovës Albion Rrahmani, ka folur në konferencë e sotme për media bashkë me trajnerin Franco Foda, ku shpalosën informacione rreth përgatitjeve për ndeshjen e dytë miqësore që do ta zhvillojnë nesër në “Fadil Vokrri” kundër Komoreve.
Në ndeshjen e pare miqësore kundër Armenisë, Rrahmani i realizoi dy gola.
Ai në konferencë u shpreh është krenar që ka shënuar gola dhe dëshiron të vazhdojë me këtë formë.
“Patjetër që është një shtysë shumë e madhe për mua dhe jam krenar që kam shënuar gola. Shpresoj që të mos ndalem dhe ta ndihmoj Kombëtaren në maksimum.
“Patejtër që vij këtu për të luajtur dhe do të jap 100 përqindshin sa herë të më jepet mundësia dhe do të mundohem ta tregojë veten në mënyrën më të mirë të mundshme, që ta bindi trajnerin dhe t’i gëzojmë gjithë tifozët tanë”, tha ai në prononcimin e tij gjatë konferencës.