Kapiteni i Kombëtares së Kosovës, Amir Rrahmani, ka thënë se ishte një ndeshje e vështirë dhe se e kishin ditur se më kë do të përballen. Sipas yllit të Napolit ishte një ndeshje që shumë leht mund të fitohej por edhe të humbej.
Kosova barazoi 1:1 me Izraelin në ndeshjen e parë kualifikuese për Euro 2024 edhe pas një paraqitje jo krejt të mirë, ndërsa Rrahmani ka thënë se ishte një ndeshje e tillë që siç mund ta humbnim edhe mund ta fitonim, pasi të dy skuadrat patën rastet e tyre.
“E kemi pritur që të ketë një intensitet të lartë sepse Izraeli është një nga favoritët për dy vendet e para. Luajtën vendas me stadiumin me plot tifozë që ishte tejet vështirë t’i ndalim. Siç mund ta humbim ndeshjen, mund edhe ta fitonim prandaj barazimi ishte rezultat real”.
I pyetur për shanset e Kosovës për kualifikimin në Euro 2024, Rrahamani thotë se shorti i favorizon dhe se koha ka ardhur për ta bërë këtë gjë.
“Ka ardhur koha sepse na ka favorizuar shortin. Kemi shortin që është super favorit, me Izraelin dhe Rumaninë luftojmë për pozitën e dytë. Kjo mundësi s’ka me na ardh më sepse ishte grup tejet i barabartë. Duhet të kemi besim”
Rrahmani krejt në fund tha se është krenar për paraqitjen e 50-të për Kombëtaren e Kosovës e gjithashtu krenar që është kapiten i Dardanëve.
“Futbollisti i parë me 50 ndeshje për Kosovën? Normalisht është krenari, është vetëm fillimi sepse besoj mund të jap edhe më shumë. Jam krenar që jam kapiten i këtij ekipi të mrekullueshëm. Shpresoj që me paraqitjet në vijim të krenojmë tërë kombin”.