Komisioni Qendror i Zgjedhjeve po vazhdon me numërimin e votave të kandidatëve për deputet. Deri të premten, janë numëruar gjithsej 872 vendvotime nga 2 mijë e 533.
“Jepi Zë” ka siguruar pamje edhe nga numrimi i votimeve që po vazhdon në palestrën “Minatori” në Mitrovicë
Burimet kanë bërë me dije se sipas votave të marra në shumicën e vendvotimeve ku ato janë numëruar, më së shumti vota nga kandidatët në rajonin e Mitrovicë s janë: Bedri Hamza, Vesa Broja, Rrahman Rama dhe Fatbardh Rexha.
Sipas rezultateve preliminare, tashmë dihet se Partia Demokratike e Kosovës ka dalë e dyta në zgjedhjet parlamentare të nëntë shkurtit duke marrë 22.05 për qind të votave apo 184 mijë e 499.
PDK pritet të ketë rreth 25 deputetë në Kuvendin e Kosovës, sipas këtyre rezultateve.