Partitë Politike tashmë janë duke i bërë gati listat zgjedhore për zgjedhjet që pritet të mbahet më 9 shkurt të vitit të ardhshëm.
Indeksonline mëson se Ish gjenerallejtënant Rrahman Rama do të jetë pjesë e listës zgjedhore të Partisë Demokratike të Kosovës për zgjedhjet e 9 shkurtit.
I pyetur se a do të jetë pjesë e PDK-së, Rama përmes telefonit nuk e ka monuar e as pohuar kandidaturën e tij për deputet në Kuvendin e Kosovës.
Ai ka thënë se nësë garon do të garojë për PDK-në.
’Nuk e di nuk kam vendosur ende se a do të garojë për deputetë, nuk ka marrë ndonjë vendim por nësë garojë normalisht që do të garojë për PDK-në’’, ka thënë shkurt pëmes telefonit Rama.
Rama u bë pjesë e PDK-së më 26 mars të vitit 2024. Në një konferencë për media Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, e kishte cilësuar Ramën si një personalitet me një kontribut të jashtëzakonshëm.
Në nëntor 2021, Rama dha dorëheqje nga pozita e komandantit të FSK-së. Në vend të tij, u emërua Bashkim Jashari në dhjetor të vitit 2021.