9.8 C
New York
Thursday, November 13, 2025

Buy now

Rrahman Rama pas dorëheqjes së Memli Krasniqit: Më kishte bindur të angazhohem në politikë

- Advertisement -

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Rrahman Rama, ka shkruar pas dorëheqje së Memli Krasniqit nga pozita e kryetarit të partisë.

Rama ka thënë se ishte po Krasniqi që e ka bindur atë që të angazhohet në politikë.

“Memli Krasniqi ishte shtylla e Partisë Demokratike të Kosovës në kohën më të vështirë. Ai më bindi të angazhohem në politikë dhe do t’i jem falenderues për drejtimin dinjitoz të organizatës që buron nga vlera të mëdha. PDK-ja është parti që gjithmonë jep shembull të demokracisë dhe përgjegjësisë politike. Tani na pret puna bashkë me të gjithë për fitore të reja e të mëdha”, ka shkruar ai në Facebook.

Të ngjashme

Të fundit