5.9 C
New York
Friday, November 29, 2024

Buy now

“Rrahman Jasharaj është rrugaç”, vazhdon linçimi i kryegrevistit nga zyrtarët e Vetëvendosjes

- Advertisement -

Është duke vazhduar linçim ndaj kryetarit të Sindikatës së Arsimit në Kosovës, Rrahman Jasharaj nga ana e zyrtarëve të Lëvizjes Vetëvendosje, shkruan Insajderi.

Së fundmi ish-kandidati i Vetëvendosjes, Edi Pruthi e ka quajtur Rrahman Jasharajn rrugaç.

“Me qëndrimin e tij në 2022 e ka devalvuar edhe stoicizmin e tij të viteve të 90-ta. Kurrë s’është vonë me u korit”, ka shkruar ai.

Pak orë pas këtij postimi Hoxha i ka kërkuar falje Jasharajt, duke pranuar se ka shpërndarë një fake news.

“Nuk kam turp të kërkoj falje, sidomos nëse i kam rënë në qafë z. Rrahman Jasharaj duke u bazuar në një lajm të gabuar që u shpërnda nëpër media lidhur me personin dhe të shkuarën e tij. Nuk e di si qëndron e vërteta lidhur me këtë lajm. Siç duket informacioni, edhe pse i shpërdarë nëpër disa media, paska qenë i pakonfirmuar. Kështu që i kërkoj falje, jo thjesht, por falje me ndjenjë të lartë përgjegjësie”, ka shkruar Hoxha, transmeton Gazeta Insajderi.

Linçimet nga partia në pushtet nuk po i bëjnë përshtypje Jasharajt, i cili edhe sot përmes një konference për media tha se nuk e mbyll grevën assesi.

“Le të dalin, le të më ngrehin zhag unë se ndali grevën, e ndali veç nëse dëshironi ju nëse më thoni ju”, tha Jasharaj përcjell Insajderi.

Sot shënohet dita e tetë që kur BSPK pjesë e së cilës është edhe SBASHK ka hyrë në grevë. Të njëjtit po kërkojnë nga 100 euro për shërbyesit civil deri në Miratimin e Ligjit për Paga

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit