Policia e Kosovës ka arrestuar dje gjashtë të mitur pasi të njëjtit janë rrahur mes veti.
Sipas policisë, në vendin e ngjarjes është gjetur një thikë.
Tre persona kanë pësuar lëndime nga ky incident.
Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.
“Rr. Dr, Bajram Krasniqi, Podujevë 31.12.2021 – 09:30. Pas një mosmarrëveshje janë rrahur mes veti gjashtë të dyshuar meshkuj kosovarë të mitur, ku si pasojë e rrahjes tre prej tyre kanë pësuar lëndime trupore. Në vendin e ngjarje është konfiskuar një thikë. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim.