Policia e Kosovës, ka bërë të ditur se në Ferizaj ka arrestuar katër persona, pasi që të njëjti janë përfshirë në një rrahje. Nga njoftimi bëhet e ditur se në rrahje janë përdorur karrige e një thikë, si dhe, njëri nga të dyshuarit ka nxjerrë një armë, shkruan Gazeta Express.
Nga policia është bërë e ditur edhe se, nga vendi i ngjarjes janë sekuestruar një armë zjarri me 14 fishekë, si dhe thika e përdorur gjatë incidentit.Tutje, shtohet që të arrestuar janë ndaluar për 48 orë.
‘‘Të arrestuarit janë: A.I. (M/K), 48 vjeç; B.A. (M/K), 45 vjeç; F.S. (M/K), 28 vjeç; A.I. (M/K), 27 vjeç’’, njoftohet nga Policia.