-6.7 C
New York
Monday, January 26, 2026

Buy now

Rrahja në QKUK: Zbardhen detaje si erdhi deri te përplasja mes kirurgëve

- Advertisement -

 

Mëngjesin e së hënës, dy kirurgë janë rrahur në Klinikën e Kirurgjisë së Fëmijëve në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Gazetarja e Klan Kosovës, Arbreshë Uka ka bërë të ditur se deri te përplasja fizike erdhi pas një mosmarrëveshje që kishin pasur dy mjekët gjatë javës së kaluar, transmeton Klankosova.tv.

“Ajo çfarë ka ngjarë në klinikë të fëmijëve, që do të duhej të mjekët të paktën të ishin pjesë e një programi të operativ, ata kanë filluar ditën me grushte. Nga burimet brenda Klinikës së Kirurgjisë, na është thënë se në Kolegjiumin e mbledhjes të premten, që e kanë të zakonshme kirurgët, lidhur me një rast me një pacient, aty ka filluar përplasja mes dy kirurgëve, njëri me inicialet B.K. dhe tjetri Xh,A., ku janë ofenduar, përplasur verbalisht, dhe kjo më pas ka kaluar në personale”, tha Uka në emisionin “Kosova Today”.

Tutje, Uka tha se lidhur me rastin është njoftuar edhe Policia e Kosovës.

“Ata kur janë takuar sot në mëngjes, njëri ka qenë mbrëmë kujdestar, pra njëri kur ka mbaruar ndërrimin e tjetri kur e ka nisur, janë takuar në një ashensor në klinikë, ku dhe kanë kaluar në një incident fizik, e njëri prej tyre ka njoftuar edhe policinë”, tha gazetarja

 

Të ngjashme

Të fundit