9.6 C
New York
Saturday, March 15, 2025

Buy now

Rrahja në Prishtinë, policia konfirmon se janë arrestuar 5 persona

- Advertisement -

Policia e Kosovës të premten në mbrëmje ka arrestuar pesë të dyshuar për përfshirje në një përleshje në rrugën “Lidhja e Prizrenit” në Prishtinë.

Sipas Policisë, pesë persona kanë pësuar lëndime dhe kanë marrë trajtim mjekësor.

Njoftimi i Policisë:

Sot rreth orës 20:00 është pranuar informata për një rrahje në rrugën “Lidhja e Prizrenit” në Prishtinë.

Me të marrë informatën policia, ka dalë në vendin e ngjarjes nga ku jemi njoftuar se si pasojë e rrahjes pesë persona janë lënduar dhe të njëjtit menjëherë kanë pranuar trajtimin e nevojshëm mjekësor .

Policia ka shoqëruar në stacion policor 5 persona të dyshuar të cilët ishin të përfshirë në rast.

Aktualisht policia po  vazhdon punën për zbardhjen e rrethanave dhe motiveve që karakterizojnë ngjarjen.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit