23.8 C
New York
Wednesday, September 24, 2025

Buy now

Rrahja brenda Komunës së Prishtinës – deklarohen nga Policia: Tre persona janë shoqëruar që ishin të përfshirë në rast

- Advertisement -

Një incident i rëndë është raportuar këtë të martë në ambientet e Komunës së Prishtinës, ku pas një përleshjeje fizike mes zyrtarëve komunalë, Fehmi Kupina ka përfunduar në spital, pasi dyshohet se është goditur nga Sami Salihu, asamblist i LDK-së.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana, konfirmoi se rreth orës 10:30 është pranuar një informatë për një rrahje në rrugën “UÇK” në Prishtinë.

Me të marrë informatën, njësitet policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe kanë shoqëruar tre persona që ishin të përfshirë në rast. Aktualisht po vazhdon puna hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe motiveve që karakterizojnë këtë ngjarje,” deklaroi Pllana.

Asamblistja e LDK-së, Fiknete Bejta ka pretenduar me anë të një postimi se asamblisti Sami Salihu është sulmuar nga njerëzit e Fehmi Kupinës.

Pas përfundimit të seancës së Kuvendit të Kryeqytetit, para objektit të Komunës së Prishtinës, ndodhi një akt i papranueshëm dhe i rëndë: u sulmua fizikisht asambleisti ynë, z. Sami Salihu. Ky sulm, i kryer nga djali dhe persona të afërt me kryesuesin e Kuvendit, z. Fehmi Kupina, është jo vetëm një dhunë e paprecedentë ndaj një përfaqësuesi të qytetarëve, por edhe një goditje e rëndë ndaj demokracisë, institucioneve dhe dinjitetit të Kuvendit të Kryeqytetit. Ne Grupi i Asambleistëve të LDK-së, e dënojmë fuqishëm këtë akt të shëmtuar, që synon të frikësojë dhe të nënshtrojë zërin e lirë politik. E falënderojmë Policinë e Kosovës për reagimin e menjëhershëm dhe kërkojmë me ngulm nga organet e rendit dhe drejtësisë që të ndërmarrin masa të menjëhershme. Grupi jonë qëndron pranë z. Sami Salihu me bindjen e fortë se dhuna nuk do të mund ta ndalë asnjëherë misionin tonë për të mbrojtur interesin qytetar, demokracinë dhe rendin ligjor në Prishtinë e Kosovë.”, shkruan ajo.

Në anën tjetër, asamblisti i PDK-së, Leotrim Retkoceri në një postim tha se sulmi ishte ndaj Kupinës.

“Sulmi tinëzar me shishe qelqi në kokë që iu bë kryesuesit të Kuvendit Komunal të Prishtinës, Fehmi Kupina, nga asamblistë të LDK-së, të shtyrë nga gjuha dhe sjellja arrogante e Përparim Ramës, është turpi më i madh i ndodhë ndonjëherë në Komunën e Prishtinës. Kryesuesi është figura që garanton funksionimin dhe mbarëvajtjen e punës së Kuvendit, ndaj fakti që ai u bë shënjestër dhune brenda këtij institucioni e bën edhe më skandaloze ngjarjen. Kuvendi Komunal është institucioni më i lartë përfaqësues i qytetarëve, ku duhet të mbrohen interesat e tyre dhe të zhvillohet debati demokratik e kurrë dhuna. Përgjegjësia bie mbi kryetarin Përparim Rama dhe partinë e tij, të cilët e kanë degraduar këtë institucion në dhunë e kaos.”, shkroi ai.

Të ngjashme

Të fundit