Një rrahje mes pesë personave ka ndodhur në Barilevë të Prishtinës, ku të njëjtit kanë përfunduar në pranga.
Si pasojë e kësaj rrahje, njëri prej tyre ka pësuar lëndime pasi ishte godit me mjet të fortë dhe ka pranuar tretman mjekësor.
“Janë arrestuar pesë (5) të dyshuar meshkuj kosovarë të cilët janë përfshi në rrahje dhe si pasojë njëri prej tyre ka pësuar lëndime pasi ishte godit me mjet të fortë dhe ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.