Pas një mosmarrëveshje të ndodhur mbrëmë në Fushë Kosovë janë përleshur fizikisht në mes vete dy meshkuj dhe një femër.
Si pasojë e përleshjes të njëjtit kanë pësuar lëndime të rënda trupore dhe janë dërguar për tretman mjekësor.
Policia ka njoftuar se rrahja ka ndodhur pas orës 20:00. Me rastin po merret njësiti i hetimeve në nivel të stacionit.