Analisti Ismail Tasholli në Pressing në T7 tha se është për me “ekspozu hipokrizinë e Vetëvendosjes, e jo për ta amnistuar”.
Sipas tij, Vetëvendosje është “hipokrite deri te Zoti”, ai tha se nga partia në pushtet janë “rrenca me dokumenta” dhe rrena është strategji e tyre.
“ U kap me Listën Serbe (Konjufca), Shefja e Grupit Parlamentar të cilit i takon është komunikuesja e fundit me Radojiçiqin. Mimoza Kusari nuk është individ, nuk mujna me thanë hiqu Mimoza Kusarit se i ka ikë kalkulimi dhe ka vepru njëanshëm. Ajo në emër të dikujna ka folë aty, rrafsh e barabartë në emër të VV-së ka folë me Radojiçiqin. Nëse dojmë me amnistu, atëherë futemi brenda hipokrizisë së Vendosjes”, tha Tasholli në Pressing.