Home Zgjedhjet 2025 Rr. Fatbardh Rexha: Gratë janë arkitekte të vërteta të shoqërisë

Rr. Fatbardh Rexha: Gratë janë arkitekte të vërteta të shoqërisë

0
Rr. Fatbardh Rexha: Gratë janë arkitekte të vërteta të shoqërisë

Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), doktor Fatbardh Rexha, ka marrë pjesë së bashku me familjen e tij në një takim të organizuar për gratë në Mitrovicë.

Në një postim në rrjetet sociale, Rexha e ka cilësuar këtë iniciativë si një moment të veçantë, duke vlerësuar rolin e grave në ndërtimin e shoqërisë. “Gratë janë arkitekte të vërteta të shoqërisë,” ka theksuar ai, duke falënderuar të pranishmet për mbështetjen dhe përkushtimin e tyre.

Në fund të postimit, Rexha ka bërë thirrje për votim, duke u kërkuar qytetarëve të mbështesin Partinë Demokratike të Kosovës (PDK) dhe kandidatët e saj. Ai ka rikujtuar numrat për votim: PDK 131, Bedri Hamza 1, dhe Fatbardh Rexha 69.

Exit mobile version