19.1 C
New York
Friday, August 1, 2025

Buy now

Rozeta Hajdari thotë se Prokuroria Speciale nuk pati të drejtë të marrë dokumente sekrete, harron se aty e kishin përfshirë edhe furrtarin Ridvan Muharremi

Rozeta Hajdari ka dalur nga Prokuroria Speciale.

Ajo ka dhënë deklaratë se Prokuroria Speciale nuk ka pasur të drejtë të marrë dokumente sekrete.

Por, ka harruar se në procesin sekret të rezervës, ishte përfshirë furrtari Ridvan Muharremi.

“Sot isha e ftuar nga Prokuroria Speciale për intervistë. Bëhet fjalë për kontraktimin e rezervës shtetërore, proces jetik i ndishëm, siç e dini MINT, ka bërë blerjen e rezervës në kohën kur ishim të pambrojtur, shkurt 2022 dhe mars 2022. Për këtë proces jetik për të gjithë ne, unë tani pyetem nga Prokuroria Speciale. Një pyetje vjen a është proces i ligjshëm, dhe si hyri Prokuroria Speciale për të marrë dokumente të klasifikuara. Asnjë person nuk mund të ketë qasje në informacione sekrete, pa një procedurë në AKI. Ne si Ministri e Tregtisë, e kemi klasifikuar sekret sipas ligjit për mbrojtjen e informacionit. Prokuroria Speciale bëri gabim”, tha ajo.

“Këtë e ka konstatuar Inspektorati Policor me raportin se dy hetues shkuan pa certifikatë sigurie të nivelit sekret. Ky raport u dërgua në Prokurorinë Speciale për udhëzime të mëtejmë ndaj dy policëve, në realitet vet Prokurori Valdet Gashi ka liruar nga përgjegjësia këta dy polic. Vet Prokurori po shkel ligjin”, tha ajo.

Të ngjashme

Të fundit