Ministrja në detyrë e Tregtisë dhe Industrisë, Rozeta Hajdari, po raportohet se është paraqitur për t’u intervistuar, sërish në Prokurorinë Speciale të Kosovës dhe sipas informacioneve të para, rasti lidhet me rezervat shtetërore.
Klankosova.tv ka kërkuar konfirmim zyrtar nga Prokuroria dhe është në pritje të përgjigjes.
Kujtojmë se kjo çështje u bë kryelajm në muajin gusht të vitit 2023, kur u raportua për keqpërdorimin e rezervave, për çka disa persona përfunduan në pranga të Policisë, në mesin e të cilëve edhe zyrtarë të ministrisë së Hajdarit.
Tetë muaj më vonë, në prill të vitit të kaluar, Hajdari ishte ftua për intervistim nga Prokuroria Speciale, nën dyshimet se ka keqpërdorur detyrën zyrtare në lidhje me rezervat shtetërore.