18.4 C
New York
Wednesday, March 11, 2026

Buy now

Rozeta Hajdari shkarkon zyrtarin e MINT-it, ai thotë se është urdhër politik

Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari ka shkarkuar nmga detyra zyrtarin e MINT-it, Ermal Kutllovci.

- Advertisement -

Ky vendim, sipas ministres ka ardhur si pasojë e shkeljeve disiplinore dhe sjelljes jo të mirë, gjuhës nënçmuese dhe aspak profesionale, gjatë një takimi të mbajtur me zyrtarë të MINT-it.

Pas këtij vendimi të saj ka reaguar edhe Kutllovci përmes një postimi në Facebook .

Ai ka thënë se komisioni disiplinor ka vepruar në bazë të urdhërit politik të Rozeta Hajdarit.

“Sot urdhrin politik të Ministres Rozeta Hajdari, e përfilli absolutisht komisioni disiplinor i cili nxjerri vendim skandaloz për largim nga marrëdhënia e punës, natyrisht vendim arbitrar të diktuar e imponuar nga një presion i paparë politik”, ka shkruar Kutllovci.

Ai ka thënë se ky vendim ka ardhur pasi ka kundërshtuar një vendim të kundërligjshëm e me shumë të panjohura.

“Për informimin e drejtë e të sinqertë për gjithsecilin, unë jam zyrtari i cili i ka thënë JO një procesi të kundërligjshëm e me shumë të panjohura, siç ishte procesi i furnizimit me produkte për Rezervën Shtetërore në Vitin 2022”, ka shkruar Ermal Kutllovci në Facebook.

Postimi i plotë:

pixel

Të ngjashme

Të fundit