25.7 C
New York
Tuesday, April 22, 2025

Buy now

Rozana Radi reagon pas përfundimit të “Big Brother VIP Albania”

- Advertisement -

Pas një finaleje të mbushur me emocione të forta dhe energji të papërshkrueshme, këngëtarja dhe artistja shumëdimensionale Rozana Radi ka ndarë me ndjekësit e saj ndjesitë që i la eksperienca e “Big Brother VIP Albania”.

Përmes një postimi të ngrohtë në rrjetet sociale, Rozana shprehu mirënjohjen e thellë për të gjithë mbështetësit e saj, duke pranuar se emocionet e finales ishin aq të forta sa ende ndiente sikur kishte mikrofonin e fshehur në trup dhe se gjumi nuk i ishte bërë i plotë pas daljes.

“Jam pafund mirënjohëse për gjithë dashurinë tuaj! Finalja ishte e mbushur me emocione të paharrueshme! Faleminderit Top Channel që më dha mundësinë të përjetoj një eksperiencë UNIKE!” – shkroi Rozana.

Ajo nuk harroi të falenderonte edhe figurat kyçe të këtij spektakli. Me fjalë të veçanta, Rozana përmendi Sara dhe Ledion Licon, të cilët e ftuarën në këtë udhëtim të jashtëzakonshëm emocional, si edhe Lori Hoxhën, duke e përshkruar atë si “në krye të një treni që nuk ndalet”.

Pjesëmarrja e Rozana Radit në “Big Brother VIP Albania” u komentua gjerësisht në rrjetet sociale, ku fansat e vlerësuan për sinqeritetin, qetësinë dhe qëndrimin e saj dinjitoz gjatë gjithë eksperiencës. Ky reagim i saj pas finales vërteton edhe një herë lidhjen e fortë që ajo ka me publikun.

Të ngjashme

Të fundit