9.1 C
New York
Monday, November 25, 2024

Buy now

Rozana Radi pëson një ndryshim të madh në dukje, u përgjigjet kritikëve

- Advertisement -

Artistja ka treguar përmes rrjeteve sociale se ka humbur mbi dhjetë kilogramë, e natyrisht se është vënë re nga të gjithë.

Ajo në një shkrim të ri flet për komentet që ka marrë nga ndjekësit përpara se të humbiste peshë dhe për ato që po merr tani.

Rozana thekson që edhe pas ndryshimit meqë kishte edhe probleme shëndetësore, njerëzit nuk besojnë duke e akuzuar për editimin e fotografive.
Postimi i plotë i Radit (pa ndërhyrje):

“Perpara dy vitesh kam bere nje shkrim per te gjithe ju “minjt e tastjerave” qe me shkruanit je shendoshur, si del keshtu etj,etj….

Po kaloja nje periudhe shendetesore jo te mire dhe qetesine e gjeja tek ushqimi. Pasi cfar nuk lexova per linjat e trupit tim te mbushur dhe pasi u largova nga njerez qe veten te me shikonin qe blija nje cante si zinte gjumi naten vendosa te merrem me veten time.

Nje regjim ushqimore @perfectfood.al me @hyrida.basha me te cilin humba plot 10 kg dhe pjesen tjeter te mbetur te dhjamit ne trup me nje lipo tek @dr.rezartakapaj e cila ka bere nje pune te shkelqyer. Pas 5 muaj fillova intensivisht palestren @perfect_fitness_gym nga 3 ore 6 dite ne jave.

Tani lexoj jo po photoshp jo si je bere keshtu jo ke ndryshuar nuk njihesh…..Une e di sec do te thote te jesh njeri i keq se e kam patur ne shoqeri nje te tille, qe ne fytyre te donte e ne rrjetet sociale te mallkonte. Une jam kjo qe jam sot me vullnetin tim. Thithu sa te duash po nuk hengre shendetcem po nuk bere palester po nuk hoqe dore nga disa kenaqesira te stomakut nuk arrin dot. Nga sot te gjithe komentet:

Jo i ke rregulluar fotot.

Jo sje me ti, etj, etj, do ti bllokoj. Ky eshte insta im dhe nuk dua njerez qe para se te thone nje bravo thone fjalen e keqe. Cfar dini ju sa kam hequr une per te ardhur deri ketu ku jam sot?”.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit