Home Rozë Rozana Radi ia thotë në sy Gerta Gixharit: Pse nuk flet me motrën tënde Oltën? Ajo ma ka uruar mua fitoren

Rozana Radi ia thotë në sy Gerta Gixharit: Pse nuk flet me motrën tënde Oltën? Ajo ma ka uruar mua fitoren

0
Rozana Radi ia thotë në sy Gerta Gixharit: Pse nuk flet me motrën tënde Oltën? Ajo ma ka uruar mua fitoren

Këngëtarja dhe banorja e “Big Brother Vip Albania 4”, Rozana Radi, ka shkaktuar diskutime të forta brenda shtëpisë pas një deklarate që përfshiu dy motrat e njohura, Gerta dhe Olta Gixhari.

Në një debat të fundit, Rozana shprehu habinë për heshtjen e Gertës lidhur me motrën e saj, aktoren Olta Gixhari, duke ndarë me banorët një detaj surprizues që ka nxitur kuriozitet:

“Pse nuk flet për motrën tënde, Oltën? Çuditem, ajo më ka uruar fitoren e ‘Big Brother Vip Albania’. E kam me mesazh. ‘Ishalla fiton’, më ka thënë. Pse ma tha mua këtë?”

Deklarata e Rozanës u prit me interes dhe befasoi banorët e tjerë, ndërsa Gerta Gixhari, në vend që të reagonte ashpër, qëndroi e qetë dhe nuk u përfshi në një përplasje direkte.

Kjo situatë ka ngritur shumë pyetje në publik, sidomos për marrëdhënien mes motrave Gixhari dhe qëndrimet e tyre brenda dhe jashtë shtëpisë së famshme.

Nëse do të ketë një reagim nga Olta Gixhari lidhur me këtë deklaratë, mbetet për t’u parë, ndërsa dinamika në shtëpi po bëhet gjithnjë e më intriguese. 

Exit mobile version