7.1 C
New York
Saturday, December 28, 2024

Buy now

Rozana Radi flet për prindërit e ndjerë: “Nuk kam kujt t’i marr një mendim”

- Advertisement -

Këngëtarja Rozana Radi është përlotur teksa fliste lidhur me prindërit e saj të ndjerë.

E ftuar në show-n e Albano Bogdos, “2984”, Rozana rrëfeu dhimbjen e madhe për mungesën e nënës dhe babait, duke shtuar mes lotësh se e ka shumë të vështirë të flasë për ta.

“E kam shumë të vështirë dhe nuk po i hedh dot pas krahëve. Sa herë flas për ta kam një ngërç në të folur, më merret goja dhe nuk …nuk është se nuk ndjehem mirë të flas për ta, se të kisha ndenjur këtu dy orë të kisha folur për babin, për mamin, për Frankon, për miqtë e dashur, se edhe miq kam humbur. Por që faleminderit Zotit, që m’i la aq sa m’i la se mund të m’i kishte marrë dhe më herët. Jam e lumtur dhe them ‘le të më lërë Zoti kështu siç jam, me kujtimet e tyre’. Shpresoj të jem ajo që kanë dashur prindërit e mi.

Shpesh herë, theksoi ajo, përhumbet në kujtimet e prindërve dhe pyet veten se cila do të kishte qenë këshilla e tyre për situata të ndryshme në jetë.

“Gabime kam bërë patjetër, por në një farë mënyre të jem 60% e atyre që kanë dashur ata, se 100% s’kam për tu bërë dot kurrë. Nuk i kam këtu në jetë të më thonë…nuk kam kujt t’i marr një mendim, se ti e di si janë prindërit. Si ta jep mendimin nëna jote nuk ta jep askush. Mua ai mendim i babit më mungon shumë dhe e pyes veten 700 herë kur bëj diçka. Them ‘si do ta kishte menduar babi’. Por babi ndoshta në 2024 do ta mendonte ndryshe, jo si kur isha 22 vjeç, kur ai më la”, shtoi ajo.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit