5.7 C
New York
Monday, November 25, 2024

Buy now

Roy Keane identifikon ‘problemin e madh’ të Man Utd të cilin Ruben Amorim duhet ta zgjidhë

- Advertisement -

Rubem Amorim do të ballafaqohet me një ‘problem të madh’ pasi të marr drejtimin e Manchester United sipas Roy Keane, i cili pati një koment për disa lojtarë të ekipit.

Pas disa ditësh plotë thashetheme, të premten ishte konfirmuar se Amorim do të jetë pasuesi i Erik Ten Hag në stol pasi kishte fituar katër trofe me Sporting Lisbonën.

39-vjeçari i cili nënshkroi një kontratë deri në qershor të vitit 2027 me opsionin e vazhdimit edhe për një vit tjetër, do ta ketë ndeshjen e parë ndaj Ipswich Town më 24 nëntor.

Amorim do të ketë mjaft punë në duart e tij pas fillimit të dobët të sezonit 2024/2025 nga ana e United.

Në fakt, Roy Keane ka thënë se trajneri portugez do të njoftohet me jo një, por me dy probleme të mëdha pas ardhjes së tij.

“Ka disa lojtar në ekipin e Unitedit në pozicione të rëndësishme të cilët nuk mund të vrapojnë, diçka që është një problem i madh”.

“Por gjithashtu ata kanë lojtarë në ekip të cilët nuk duan të vrapojnë dhe kur vrapojnë, ata nuk vrapojnë mjaftueshëm ose shpejtë”.

“Ka lojtarë që bëjnë veprime të tilla dhe ju duhet të përpiqeni dhe t’i përmirësoni ata. Ky ekip nuk vrapon, ky është një problem i madh”.

“Ata kanë lojtarë të talentuar, por në rast se nuk do të tentoni të vraponi nuk do të shkoni askund”, ka thënë Keane.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit